TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vlonjatë janë arrestuar me akuzën se vidhnin motoçikleta në Fier dhe i shisnin në Vlorë.
Në prangat e uniformave blu ranë shtetasit me iniciale E. M., 39 vjeç, dhe S. T., 36 vjeç.
Gjatë operacionit të koduar "Vizitori", në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi 4 motoçikleta të vjedhura.
"Shtetasi E. M., vidhte motoçikletat në qytetin e Fierit dhe ja jepte shtetasit S. T., i cili më pas i shiste në Bishan të Vlorës. (Vjedhje këto të ndodhura gjatë muajit Prill),"-raporton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".