AKTUALITET, 9 Maj 2019, 14:17

”Qentë që i rriti iu hodhën çobanit”, Shpëtim Gjika s’i ndal sulmet në rrjetet sociale

”Qentë që i rriti iu hodhën çobanit”,


Socialistët e Vlorës çdo ditë e më shumë duken të përçarë, ndërsa një pjesë e mirë e tyre nuk i kanë fshehur pakënaqësitë e tyre me qeverisjen lokale të qytetit nga Dritan Leli.

Një prej atyre që është më i fortë në reagimet e tij, edhe në rrjetet sociale është dhe ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika, i cili nuk e kursen as ironinë.

Pa përmendur emra, disa herë Gjika është treguar mjaft ironik në rrjetet sociale, ku ka shigjetuar në një mënyrë a në një tjetër Lelin, dhe personazhe të tjerë që pasi i kanë qëndruar pranë, tashmë janë distancuar prej tij.

Në një reagim të fundit në rrjetet sociale, Gjika shkruan: Kur ujqrit i hëngrën kopenë e dhënve, çobanit, më keq i erdhi që gjeti duke shqyer prenë edhe qentë e stanit të tij, të cilët i kishte rritur dhe ushqyer vetë, madje pikërisht këta qen gati iu vërsulën edhe vete çobanit për ta bëre copë e çikë!

Një nga momentet kur dolën më shumë përplasjet ishte dhe përmbytja e fundjavës që lamë pas në Vlorë, ku Gjika akuzonte Lelin, ndërsa kryebashkiaku aktual bënte fajtor qeverisjen e mëparshme lokale të Vlorës.