AKTUALITET, 9 Maj 2019, 13:01

Presidenti i Sllovenisë i “mbyll derën” Shqipërisë: Integrimi i Ballkanit pas zgjedhjeve në BE

Presidenti i Sllovenisë i “mbyll derën”


Presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, është shprehur se çështja e integrimit të Ballkanit do të shqyrtohet nga Parlamenti i ri i BE. Nga Tirana ku ishte pjesë e Samitit me liderët e Ballkanit, tha se institucionet e BE duhet të kenë një panoramë shumë të qartë të  Ballkanit dhe më aps të marrin vendimet e tyre.

Është e dukshme për mua që pas zgjedhjeve evropiane, dhe pas zgjedhjes së komisionit të ri, është koha për Brukselin të shikojë procesin e zgjerimit ndaj Ballkanit Perëndimor, në një mënyrë tjetër. Është e natyrshme që KE do t’i drejtojë negociatat me qeveritë e vendeve të ndryshme. Në të njëjtën kohë KE, PE, i gjithë BE, duhet të ketë përpara syve të tyre panoramën e përgjithshme të Rajonit, dhe duhet të përpiqen të ftojnë të gjithë në proces pasi të gjithë do të varen nga njëri-tjetrin dhe ekziston një mundësi që problemet do të zgjidhen në një mënyrë më të mirë sesa janë zgjidhur tani“, ishin këto fjalët e Pahor.