AKTUALITET, 9 Maj 2019, 13:32

VIDEO/ Mbërrin në Shqipëri, arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasani

VIDEO/ Mbërrin në Shqipëri, arkivoli me trupin e nëntetares


Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i Nëntetares Zarife Hasani. Avioni ushtarak me trupin e pajetë është ulur pak minuta më parë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Ajo është pritur me lot në sy nga familjarë, të afërm dhe kolegë.

Nëntetarja Zarife Hasani u shpall këtë të enjte “Dëshmore e Atdheut”. Ajo humbi jetën tre ditë më parë në bazën ushtarake të NATO-s në Letoni, gjatë një stërvitje ushtarake.

Trupi i nëntetares u nis drejt Shqipërisë gjatë paradites së kësaj të enjte.

Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua edhe një ceremoni lamtumire me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjesë e misionit “Enhanced Forward Presence”.