AKTUALITET, 9 Maj 2019, 13:51

LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, motori përfundon i përmbysur. Dyshohet për viktimë

LAJM I FUNDIT/ Makina del nga rruga, motori përfundon i përmbysur.


Aksident i rëndë në autostradës drejt TEG-ut. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar tej bordurës në pjesën e barit, ndërkohë që në mes të aksit rrugor një motor ka përfunduar i përmbysur.

Drejt vendit kanë shkuar forca policie dhe ambulanca, por nuk ka ende të dhëna zyrtare për aksidentin dhe pasojat e tij.

Paraprakisht raportohet se ka dyshime për një viktimë, por ende asgjë zyrtare nga ana e policisë.

Aksidenti ka shkaktuar kaos në qarkullim, ndërkohë që në vendin e përplasjes janë mbledhur shumë njerëz.