AKTUALITET, 9 Maj 2019, 12:47

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, kërkohet detyrim paraqitje për ish kreun e komunës së Kasharit

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, kërkohet detyrim paraqitje


Gjykatësja është tërhequr për të marrë vendimin për masën ndaj ish kryetarit të komunës Kashar, Besnik Fuçia, i akuzuar për flasifikim të dokumentave, si edhe për 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Prokuroria kërkoi masat:

-Detyrim paraqitje për Besnik Fuçian.

-Arrest me burg për investitorin e kompanisë Ina 2004, Stefan Çaushi.

-Arrest shtëpie për Teuta Shehaj, mbesa e Çaushit.

-Detyrim paraqitje për Jurgen Memishaj, ish shef i zyrës së Urbanistikës në komunën Kashar.

-Detyrim paraqitje për Miranda Dyrmishaj, kolaudatore.

Akuzat

Fuçia u arrestua të martën (7 maj) nën akuzën e flasifikimit të dokumentave për ndërtimin e dy pallateve në zonë. Ai u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë, mes tyre edhe një ndërtues.

Ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar, Jurgen Memishaj u ndalua të hënën (6 maj) nën akuzën për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë.

Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit të njërit prej investitorëve, Arben Petriti.

Sipas hetimeve Petritit i është shkaktuar një dëm financiar prej 1.5 mln euro.