AKTUALITET, 9 Maj 2019, 14:24

Bindja Demokratike futet në zgjedhje, Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin

Bindja Demokratike futet në zgjedhje, Kolegji Zgjedhor rrëzon


Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e depozituar nga partia Bashkimi Demokrat për çregjistrimin e Bindjes Demokratike.

Kur Bindja Demokratike u regjistrua për në zgjedhjet e 30 qershorit, çështja përfundoi në Kolegjin Zgjedhor pasi partia Bashkimi Demokrat ka ankimuar vendimin e KQZ-së.

Në ankimimin e depozituar partia Bashkimi Demokrat kërkonte çregjistrimin e partisë Bindja Demokratike pasi kjo e fundit nuk ekzistonte si parti deri më 23 prill, afat ky që përkon me regjistrimin e partive në zgjedhje.

Sipas Bashkimit Demokrat, regjistrimi i Bindjes nga KQZ cënon ligjshmërinë e zgjedhjeve.