AKTUALITET, 9 Maj 2019, 13:40

Akuzohej për tjetërsim pronash/ Gjykata liron nga burgu ish-kreun e Komunës së Kasharit

Akuzohej për tjetërsim pronash/ Gjykata liron nga burgu ish-kreun e


Gjykata ka dhënë detyrim paraqitje për ish-kryetarin e Komunës së Kasharit, Besnik Fuçisë, i cili u arrestua disa ditë pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për disa prona në zonën e Yzberishtit.

“Detyrim paraqitje” ka dhënë si masë gjykata edhe për ish-përgjegjësin e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit Jurgen Memishajn, ndërtuesin Stefan Caushin, Vjollca Panit, Sekretaren e Zyrës së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit si dhe inxhinierjen, Miranda Dyrmisha. Edhe këta u arrestuan pasi akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar pronat në zonën e Yzberishtit.

Mësohet se në këtë seancë Besnik Fuçia u mbrojt nga avokati Neshat Fana, i njohur si avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati i Fuçisë në fillim të seancës kërkoi lirimin nga burgu të klientit të tij, ndërsa pritet vendimi i gjykatës.

Akuzat:

Dy biznesmenë ndërtuan dy pallate në zonën e Yzberishtit dhe kishin rënë dakord mes tyre në vitin 2006 me ndarjen e pronësisë 50% me 50%. Por pronësinë e dy pallateve në fjalë e ka fituar vetëm ndërtuesi Stefan Caushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë.

Pasi kanë përfunduar objektet, regjistrimi dhe dokumentacioni i koaludimit ka përfunduar në pronësit të Caushit duke i hequr ndërtuesit tjetër të drejtën e 50%.

Gjithçka është zbuluar nga Petriti në vitin 2018 ku të drejtat e koaludimit si dhe nga leja e shfrytëzimit e dhënë në kohën e ish-kryekomunarit Fuçia kishte kaluar në emrin e Caushit.

Në një situatë të tillë ndërtuesi tjetër, Arben Petriti të bëjë kallëzim në Prokurori ku akuzonte 7 persona. Pas hetimeve të kryera, policia ka prangosur 5 persona mes tyre ish-kryekomunarin e Kasharit, Besnik Fuçinë dhe dy gra.