AKTUALITET, 15 Janar 2018, 10:10

VIDEO/Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

VIDEO/Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë

Naftëtarët e Ballshit dhe të Fierit janë ngritur sërish në protestë paraditen e sotme.

Ata janë pozicionuar përballë godinës së prefektit të Fierit dhe kërkojnë që të ndërhyjë në organet kompetente për të zgjidhur problemet e tyre, që kanë të bëjnë me pagat e prapambetura dhe siguracionet e papaguara nga kompania e naftës ku kanë punuar.

Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda në prefekturë por nuk janë lejuar nga forcat e policisë. Ata kanë paralajëmruar sërish një marshim drejt Tiranës, për të kërkuar të drejtat e tyre.

Pak ditë më parë ata zhvilluan një protestë në kryeqytet, ndërsa zgjidhja e vetme që morën ishte shlyerja e vetëm një pagë në dorë.