AKTUALITET, 14 Janar 2018, 23:26

VIDEO / Barça tregon si fitohet titulli, përmbys disavantazhin 0-2 dhe merr arratinë

VIDEO / Barça tregon si fitohet titulli, përmbys disavantazhin 0-2

Skuadra e Barcelonës tregoi përsëri se në këtë sezon do të jetë e vështirë që dikush t’i heqë nga duart titullin kampion, pasi edhe në momente të vështira arrin të dalë nga situata. Katalanasit kanë fituar 4-2 në fushën e Real Sociedad pasi kishin qenë në disavantazhin e dy golave, ndërsa mbetën 9 pikë larg Atletikos që i ndjek në renditje dhe +19 nga Reali.

Real Sociedad shënoi dy gola me Uillian Hose dhe Huanmi, duke lënë të mendohej se kjo do të ishte dita kur edhe katalanasit do të njihnin humbjen e parë në kampionat. Por ekipi i Valverdes gjeti forcat për të reaguar dhe i udhëhequr nga Suarez arriti të kryente një përmbysje spektakolare.

Uruguajani dha asistin për golin e Paulinjos në fundin e pjesës së parë, para se të dërgonte dy herë vetë topin në rrjetë në pjesën e dytë. Më pas, ishte Mesi ai që vulosi rezultatin përfundimtar 4-2 me golin e tij të zakonshëm në minutat e fundit të takimit.