TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është i ftuar në emision “Far Play”, ku po diskutohen shumë tema.
Më kryesorja është ajo e zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, ku Duka ka si rival deputetin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino.
Në lidhje me zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt, Duka tha: “Kam vlerësuar çdo lloj gare dhe kandidat. Kam vlerësuar këdo që ka ardhur nga bota e futbollit dhe e njohin mirë sportin. Nga gara nuk kam fituar vetëm mandate, por ka fituar edhe kundërshtarë shumë të nderuar. Në një garë jo vetëm fiton më i miri, por fitojnë të gjithë ato që japin mendime. Nuk kam bërë garë kurrë konfliktuale. Ndërkohë është hera parë që bëj garë me një sekretar partie, duhej ta provoja edhe këtë”.