AKTUALITET, 14 Janar 2018, 22:08

A është kjo Kim Kardashian? Shqiptarja sfidon seksbombën e famshme me operacione plastike

A është kjo Kim Kardashian? Shqiptarja sfidon seksbombën e

Ajo është një prej këngëtareve më të dashura në Kosovë, dhe shumë e dashur edhe në faqet e revistave shqiptare.

Nënë e dy vajzave, dhe për më tepër beqare, Fjolla Morina është rikthyer po njëlloj në rrjetet sociale, duke bërë bujë me pamjen e saj të jashtme.

Por ajo që vërehet kohët e fundit tek këngëtarja, është ngjashmëria e saj me seksbombën Kim Kardashian.

Sigurisht që kjo është arritur falë operacioneve plastike, të cilat Fjolla nuk i ka mohuar asnjëherë, madje i ka pranuar edhe publikisht.

Në llogarinë e saj në Instagram, Fjolla ka postuar disa fotografi ku shfaqet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të shkurtër e jashtëzakonisht shumë të hapur.

Këngëtarja ka provokuar keq me gjoksin, të cilin e ka kapur në një pozë mjaft seksi.

Megjithatë nëse i shohim më me kujdes fotot e saj, vërejmë se këngëtarja është shumë e ngjashme me Kimin, si në veshje ashtu edhe në stil. Madje ajo i ka bërë flokët bionde, njëlloj si ikona e modës. Mesa duket Fjolla ka vendour "me e thy" rrjetin, kësaj here si bionde.

 

[gallery ids="56010,56016,56017,56011,56012,56013,56014,56009,56015"]