Momenti pas shpërthimit ditën e shtunë në Shkodër është kapur në kamera nga një televizion malazez që ndodhej rastësisht në vendngjarje.
Tetë persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë, përfshi edhe shënjestrën e dyshuar të atentatit, Lulzim Kulla, kur rreth 1 kg tritol i montuar në një motor të parkuar në lagjen “Partizani” shpërtheu me telekomandë.
Në video duket momenti vetëm pak sekonda pash shpërthimit. Makina të dëmtuara, xhama të thyer dhe tym i zi ndërsa njerëzit e rastësishëm ulërasin dhe vrapojnë të tmerruar.