AKTUALITET, 15 Janar 2018, 09:19

KQZ i dorëzon sot mandatin dy deputetëve të rinj të LSI dhe PDIU

KQZ i dorëzon sot mandatin dy deputetëve të rinj të LSI dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e sotme për t’i dhënë mandatin dy deputetëve të rinj, të cilët zëvendësojnë Aqif Rakin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI.

Këta të fundit e humbën mandatin e deputetit pas kërkesës së bërë nga prokurorja Rovena gashi, e cila paraqiti në KQZ dokumente që vërtetonin se deputetët kishin gënjyer për të ardhmen e tyre gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizimit. Silva Caka dhe Dritan Bici i PDIU-së, janë dy deputetët që pritet të marrin sot mandatin e deputetit, sipas listës.

Njoftimi I KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hënë, më datë 15.01.2018, ora 12:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

  1. Shqyrtimi i projekt vendimit:

1.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet në qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

2.Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në qarkun Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.

3.Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4.Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit të listës shumemërore Z. Florenc Xhindi, për këshillin bashkiak në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.