AKTUALITET, 15 Janar 2018, 10:06

Kabllogramet, Uidhers: Kur shihni shqiptarë në kafene, mos mendoni se është humbje kohe, e kundërta...

Kabllogramet, Uidhers: Kur shihni shqiptarë në kafene, mos mendoni se

Në disa kabllograme të zbuluara  në shkurt të vitit 2008 nga Ëikileaks, Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje jetës publike në Shqipëri.

“Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend që mund të gjeni, kafeneja. Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshi këtu politikanë që diskutojnë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe student që diskutojnë provimet ose modën”, shkruante në dokumente.

Diplomati shtuaknte gjithashtu se në mes shqiptarëve “dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë”.

“Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe në kërkim të një miku që të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shuëm e fortë dhe kërkon shumëenergji. Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve. Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh., të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri. Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në një kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion miltifunksional për një vend në tranzicion”, shkruan Uidhers.