TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në qytetin e Fushë Krujës në një dyqan detergjentësh në pronësi të shtetasit E.Xh. Nga të dhënat e para mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Dy muaj më parë tek i njëjti dyqan ka patur sërish një shpërthim me eksploziv. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur më shumë, si dhe për të identifikuar autorët.