AKTUALITET, 15 Janar 2018, 08:20

Gjendet i pajetë një 62-vjeçar, shkaqet e paqarta/Emri

Gjendet i pajetë një 62-vjeçar, shkaqet e paqarta/Emri

Gjendet i vdekur një person në qytetin e Sarandës.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave paraprake, trupi i pajetë i përket Leoanrd Qesarit 62 vjeç. Trupi i tij është gjendur në lagjen numër 4, poshtë prallatit ku banonte në Sarandë.

Mësohet se viktima kishte shenja dhune dhe ishte i gjakosur. Deri tani nuk dihen rrethanat e vdekjes së 62-vjeçarit, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet e para.