AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 09:15

Video/Mediat greke, 1.6 ton drogë lidhje me Habilajt, ja cili ishte destinacioni

Video/Mediat greke, 1.6 ton drogë lidhje me Habilajt, ja cili ishte

Dalin detaje të reja  pas operacionit të drogës, në Greqi, ku u bë i mundur kapja e 1.6 tonë drogë. Sipas gazetës “Kathimerini”, transporti i 1.6 ton drogë do të bëhej më herët dhe kishte si destinacion Turqinë. Por transporti u shty për shkak të zhvillimeve të fundit me çështjen Habilaj.

Gazeta shkruan se rrjeti kriminal u tremb nga arrestimi i Habilajve. Ka dyshime se droga që u kap në Greqi ka lidhje me Habilajt. Gazeta i referohet burimeve nga prokuroria.

Nga hetimet ka dalë se ky grup është përpjekur edhe dy herë të tjera për të transportuar drogën drejt Greqisë e më pas me destinacion përfundimtar Turqinë.

https://youtu.be/_jiQsljA3uE

TPZ.AL