AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 20:02

Pasi u hoq akciza për pijet energjike, Gimi i "Red Bull" shfaqet me Adrian Fullanin

Pasi u hoq akciza për pijet energjike, Gimi i "Red Bull" shfaqet

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë vendosi sot me votat e mazhorancës të heqë akcizën e pijeve energjike. Akciza mbi pijet energjike u vendos në janar të vitit 2014 me ardhjen në pushtet të qeverisë së majtë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Por mesa duket, lobimi i fortë nga persona të veçantë që kanë pije energjitike në vend, ka bërë që qeveria të nënshtrohet duke hequr akcizën. Akciza per pijet energjike, është 30 lekë për litër dhe heqja e saj ul të ardhurat në buxhetin e shtetit me rreth 2 milionë euro në vit.

Ndërkohë pronari i një prej pijeve energjike në Shqipëri, "Red Bull", Agim Zeqo është fotografuar në një lokal me ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani. Ky i fundit u akuzua për vjedhjen e 7 miliard lekëve nga Banka e Shqipërisë, por më pas morri pafajësinë nga gjykatat tona. Në foto shihet edhe Ilir Vrenozi, i njohur për videot e tij humoristike që i shfaq në facebook.

Në tavolinë, Gimi dhe Fullani po konsumojnë pije alkoolike dhe puro, ndërsa shihet edhe një kanaçe Red Bull, një pije energjike për të cilën sot u hoq akciza nga qeveria. Është për tu parë në vijim, nëse heqja e akcizës do të reflektojë tek ulja e çmimit të pijeve energjike, apo tek këto para do të përfundojnë në xhepat e 5-6 oligarkëve që kanë investuar në këtë lloj biznesi./TPZ.AL/

 

[gallery columns="1" ids="26739,26738"]