AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 08:07

Digjet makina në Vlorë, pronë e një 20 vjeçari

Digjet makina në Vlorë, pronë e një 20 vjeçari

Një tjetër mjet është djegur gjatë orëve të natës, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim”. Nga të dhënat e para të policisë, mjeti është pronë e një 20 vjeçari, me inicialet E.S.

Pas njoftimit të marrë nga qytetarët, policia dhe zjarrëfikëset arritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Shkaqet ende nuk dihen, po punohet për zbardhjen e tyre.

TPZ.AL