AKTUALITET, 28 Nëntor 2017, 08:16

Dita e sotme e ftohtë dhe pa reshje. Shikoni sa ulen temperaturat

Dita e sotme e ftohtë dhe pa reshje. Shikoni sa ulen temperaturat

Pas një dite me shi,  dita e sotme  do të jetë e ftohtë dhe  pa reshje. Meteoalb parashikon që e marta do të jetë përgjithësisht një ditë me mot të kthjellët ndërsa temperaturat kanë shënuar ulje.

Sipas Meteoalb e marta, sjell mot kryesisht të kthjellët me vranesira kalimtare në të gjithë vendin, me të dukshme vranësirat paraqiten në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë mëngjesin e djeshem në të gjithë vendin, më e ndjeshme në zonat malore ndërsa mesdita ka shënuar rënie me 4 – 5°C të vlerave termike në territor, ku maksimumi ka shënuar 15.5°C në Jugperëndim.