TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është shoqëruar me debate dhe tension dueli i së hënës në emisionin ‘Studio e Hapu’ të gazetares Eni Vasili në Neës24. Deputeti i PD Ervin Salianji është përplasur me deputeten e PS, Klotilda Ferhati për kontratat e PD për lobing në SHBA gjatë fushatës zgjedhore. Salianji tha se çdo kontratë pagesë është në KQZ, ndërsa i kujtoi Klotilda Ferhatin kohën kur ajo ka qenë pjesë e PD para disa vitesh. Debatet: Salianji: Nuk ka asgjë pagesë të bërë nga PD për zgjedhjet përveç atyre që janë në KQZ. Çdo kontratë është e depozituar në KQZ. Ne jemi të gatshëm të përgjigjemi dhe kjo është një situatë për të tërhequr vëmendjen. Di tju them se PD ka depozituar çdo pagesë në KQZ. Më nxjerr kontratat për inicatorët. Me çfarë parash u blenë palmat që u thanë? Kryeministri udhëton me charter. Po kontratën me Tony Blair? Pse vjen këtu ish kryeministri britanik. Kemi depozituar në KQZ të gjitha të gjitha kontratat e shpenzimeve. Klotilda Ferhati: Kontrata ekziston. Ku erdhën këto para? Çfarë burimi kanë këto para që janë bërë për lobing? Salianji: Çfarë i ke këto se ke qenë edhe në PD… Ferhati: Po kam qene në kohën e gjimnazit. Ju zgjodhët partinë e tapisë. Unë kam një karrierë të gjatë në politikë dhe kam 17 vite në politikë dhe zbatimi i ligjit është parësore për mua. Salianji: Ne kemi depozituar në KQZ të gjitha kontratat. Çdo pagesë është në KQZ. Nëse ka diçka për shkelje ligji le t’i drejtohen Prokurorisë. Mos i bini në një vrimë fyellit. Ferhati: Ju shitët detin. Ne nuk ndikojmë për të shpëtuar nga Prokuroria siç bëtë ju me rrugën e Kombit. Salianji: Kjo zonja që bën si juriste ka nënshkruar vendimin për të dalë Saimir Tahiri jashtë vendit dhe nuk e di fare.