TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ore të vijë njëri të më çojë në spital” janë fjalët e Ines Hajrulla, djalit 25 vjeçar i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit të makinës të cilën po e drejtonte.
Ora News siguron pamje ekskluzive nga moment kur 25 vjeçari Ines Hajrulla ka dalë nga makina e dëmtuar dhe kërkon ndihmë për ta transportuar në spital.
25 vjeçari nuk mundet të lëvizë. Por ngre kokën vetëm sa për të kërkuar ndihmë. Ndërkohë poshtë tij ka një pellg me gjak.
Dëshmitarët që janë aty i thonë se kanë njoftuar ambulancën dhe po vjen shpejt.
Makina nxjerr ende tym, ndërsa poshtë saj vazhdon të digjet diçka.
Pamjet e videos origjinale janë të rënda dhe Ora Neës vendosi ti mbulojë.
Gazetarja e Ora Neës Jerola Ziaj na informon se pritet transportimi i Inesit drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar. Gjëndja e tij mbetet e rëndë. Burimet thonë se 25 vjeçari ka humbur një këmbë për shkak të plagëve, ndërkohë që ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës për shkak të xhamave dhe materialeve të tjera të forta.
Dyshimet të konfirmuara edhe nga policia bëjnë me dije se ishte vendosur një sasi rreth 300- 500 gramësh tritol në poshtë pjesës së përparme të makinës që drejtohej nga djali i biznesmenit.
Makina ka shpërthyer pasi mjeti kishte bërë vetëm pak metra pasi kishte dalë nga një lavazh. Lënda plasëse ka qenë e pajisur me fitil të lidhur me motorin e mjetin, i cili ka shërbyer edhe si ndezës. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa mjeti ka ecur për inerci edhe rreth 70 metra të tjera dhe është përplasur me një makinë të dytë.
Ngjarja u shënua paraditen e 27 nëntorit 2017 pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në lagjen ''Hajro Çakërri'', tek Bishti i Kalldrëmi në një kohë kur në zonë kishte kalimtarë të shumtë të cilët kanë kaluar momente paniku./Ora News
