AKTUALITET, 27 Nëntor 2017, 21:56

Duka, pas pilafit: E eliminonim ne Suedinë dhe vinim në Botëror

Duka, pas pilafit: E eliminonim ne Suedinë dhe vinim në Botëror

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mendon se Shqipëria do të shkonte në Botëror nëse do të ishte në vend të Italisë në play-off.

“Ne do ta kishim hequr Suedinë. Do të ishim ne në Botëror nëse do kishim qenë në vend të Italisë. Ne e kemi vuajtur peshën e fanellës së Italisë. Nëse nuk do ta kishim vuajtur do të kishim pikë ndryshe në grup. Por nuk na kanë penalizuar dy takimet me Italinë, por takimi me Izraelin në shtëpi”, deklaroi Duka i ftuar në “Top Story”.

“Me përjashtim të Spanjës, çdo kundërshtar tjetër mund ta përballim si të barabartë. Nëse krahasojmë ndeshjet që luajtëm ne dhe Italia me Spanjën, në rezultat janë njëlloj por në lojë janë të ndryshme. Ne i goditëm dy herë shtyllën, kishim statistikat më mirë se Italia”, tha ai.

Për afrimin e Panuçit

“Grupi kishte nevojë për një figurë autoritare që do t’i imponohej dhe ta ulte me këmbë në tokë. Ai është një figurë që duhet ta kundërshtosh me vepra, ka staturë të madhe futbollistike, ka shumë energji dhe ka çfarë çfarë jep për të thënë se nuk është ky stadicioni i fundit. Ai kërkon që ne të mos kënaqemi me atë Euro 2016, por të jemi gjithmonë konkurrues”.

Kontakti me De Biazin…

“Vazhdojmë të kemi komunikim të vazhdueshëm dhe para se të firmoste me Alaveshin, kam marrë një mendim nga ai. Gjatë ndeshjes me Turqinë kemi folur vazhdimisht në Whats App. I pëlqeu shumë ndeshja në Turqi, i pëlqeu loja dhe rezultati. De Biazi ka lënë gjurmë dhe do të mbetet në histori gjithmonë.”

Largimi i Rashicës nga Kombëtarja

“Rashica nuk u përfshi në listën e Kombëtares, dhe kjo ishte një zgjedhje e trajnerit. Përsa i përket largimit nga Kombëtarja, ky ishte një vendim i vetë lojtarit.

Pengu i Dukës…

“Pengu im personal, është ndaj Gjimshitit, pasi i detyrohemi shumë moralisht atij. Nga dita e parë që erdhi tek Kombëtarja, ai ishte në formacion, dhe nuk u mor nga trajneri. Ndoshta ngaqë nuk ishte në formën e tij më të mirë në momentin e Europianit.”

Çfarë duhet të bëjë politika për sportin

“Politika duhet të prodhojë ligje për sportin, të ndihmojnë zhvillimin. Në vitet e fundit kemi një lloj ndryshimi në infrastrukturën sportive. Por nuk mjafton kjo, mendoj që të për zhvilluar sportin më shumë, duhet të ketë një dikaster të dedikuar për sportin. Ministri, drejtori apo dikaster që të mbledhë të gjithë mendimet për të ndryshuar, që të afrojë financat. Kush investon tani në sport, nuk ka përfitime. Kur ndërton një fushë sportive, patjetër i sjell benefite shoqërisë, jo vetëm se i heq njerëzit nga veset e këqia, por kursen shpenzime që bën Shqipëria për mjekësinë dhe një lloj mënryë të kthehen prapë. Por nuk ka lehtësimë fiskale për këtë .

A u zhgënjeva nga fakti që Rama nuk e bëri një Ministri të tillë si njeri i sportit? Jo vetëm unë, të gjithë e kanë pritur një gjë të tillë. Urojmë të ndodhi, të kishte një komitet e drejtori, të kishte buxhet, admnistratë të sajën, pavarësi, të jepte llogari e të bënte bilance për zhvillimin e sportit në Shqipëri.