TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grupim personash para dhe tetraplegjikë që jetojnë në Kamëz i kërkuan një takim Kryetarit Mziu për një disa probleme: si vonesa e pensioneve, pagesa e plotë e taksave edhe pse kanë status por përjashtohen.
Por kryetari Mziu, jo vetëm që nuk i priti por ai u nxorri trupërojat të cilët filluan të ushtronin dhunë ndaj personave me aftësi të kufizuar. Pamjet janë të rënda kur mendon që një institucion i rëndësishëm lokal, të pret me dhunë në një takim.
“Kryetari nuk na priti dhe ne shenje revolte bllokuam deren e institucionit sepse ai ishte aty dhe fare mire mund te vinte e te fliste me ne pak minuta per te na degjuar. Jo vetem qe nuk erdhi por dha urdher qe te rriheshim. Sic duket ne pamje policia njerin e hodhi ne shesh e mua tentuan por nuk ja dolen dot. Keta jane te forte me ne dhe lepuj me ata qe shkelin ligjin”- ishte denoncimi i njërit prej personave tetraplegjikë./TPZ.AL/