AKTUALITET, 12 Maj 2019, 11:23

VIDEO+FOTO/ Opozita nis protestën para Drejtorisë së Policisë: Të lirohen të arrestuarit


Protestuesit janë mbledhur para Drejtorisë së Policisë Tiranë, për të kundërshtuar ndalimin e Sait Dollapit, por edhe dhunën e ushtruar një natë më parë nga Uniformat Blu.

Qytetarët kanë kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë protestës së opozitës. “Lironi protestuesit” “Rama ik” këto janë thirrjet që dëgjohen para Drejtorisë së Policisë.

Ish-deputetë të PD-së dhe LSI-së janë aktualisht pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha do të marrë pjesë në protestë.

Ndërkohë ka një prani të ulët të policisë. Siç dallohet edhe nga fotot, policia është vendosur vetëm me një kordon pranë drejtorisë.

Nuk pritet që protesta të shoqërohet me përplasje, ashtu siç ndodhi një natë më parë, prandaj nuk ka masa të shtuara.

Qarkullimi i makinave është bllokuar pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë.