TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka kritikuar Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt. Në një status në Facebook Manjani thotë se sjellja e Ambasadorit të OSBE është e papranueshme.
“Nuk mbështes asnjë akt apo gjest agresioni, as fyerje ndaj përfaqësuesve të selive diplomatike. Por sjellja aspak korrekte, jo profesionale dhe krejt në kundërshtim me parimet e OSBE, e shefit të Prezencës në Tiranë është e PAPRANUESHME!
Ata (Boscharti dhe të tjerët si Ai) duhet të kuptojnë se nuk dëmtojnë dot as opozitën politike e as Shqipërinë, por thjesht imazhin e përfaqësive për të cilat punojnë.
Turp! Vërtetë turp!”, – shkruan Ylli Manjani.
Prezenca e OSBE në Shqipëri doli me një deklaratë për protestën, duke theksuar se ata që e përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike, do dështojnë.
Por disa minuta më vonë, OSBE doli me një deklaratë të dytë.
Në shtëpinë e Borchardt kanë shkuar edhe disa protestues duke i lënë një shënim, ku shkruajnë se: Borchardt turp të të vijë.