AKTUALITET, 12 Maj 2019, 10:02

Protesta e opozitës, 50 të arrestuar, 40 të tjerë ndiqen penalisht

Protesta e opozitës, 50 të arrestuar, 40 të tjerë ndiqen


Policia e Tiranës ka arrestuar 50 persona për protestat e një nate më parë te Kryeministria, Parlamenti dhe te Drejtoria e Policisë.

Të arrestuarit janë ndaluar nga Forcat Speciale dhe FNSH gjatë protestës, por edhe në momentet pasi protestuesit filluan të shpërndaheshin. Të arrestuarit po mbahen te Drejtoria e Policisë Tiranë, por edhe në komisariate.

Ndërkohë janë rreth 40 persona të tjerë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë nga Policia.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat e kundërshtimit të policisë, dhunë ndaj oficerëve të policisë, sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe prishje e qetësisë publike.

Sait Dollapi është liruar nga policia dhe do hetohet në gjendje të lirë.