TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qenë në spitalin e Traumës për të vizituar Sahit Dollapin, sekretarin organizativ të PD-së pas dhunës së ushtruar nga policia. Basha ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në fjalën e tij kreu i PD-së ka theksuar se Sahit Dollapi ka qenë duke ndihmuar një gazetare të cilës i kishte rënë të fikët.
“Ka nxjerrë shpatullën, ka plagosje në këmbë. Ka qenë duke tërhequr një gazetare që i kishte rënë të fikët kur ju vërsulën. Arben Baro është urdhëruesi i fundit, do të shkojmë deri tek urdhëruesi i parë.
Do ta paguajnë shumë shtrenjtë. Sahiti ka qenë gjithmonë me duart lart para policëve për t’i mbrojtur.
Nuk ka pasur arsye tjetër, vetëm me urdhër politikë. Ka afro 100 të tjerë të shoqëruar dhe të dhunuar, në 11:00 para Drejtorisë së Policisë”, tha kryedemokrati Basha.
Sahit Dollapi ndodhet i shtruar në spital dhe po merr mjekim. Ai është i lirë edhe nga forcat e policisë pas arrestimit të djeshëm.
