TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë arrestuar në Fier, pasi vidhnin makina. Sipas policisë janë arrestuar A.H, 30 vjeç dhe A.N, 28 vjeç të cilët akuzohet se janë autorët e vjedhjeve të gjashtë makinave tip “Benz”.
A.N u arrestua teksa po transportonte 30-vjeçarin me iniciale A.H me makinën e tij por ky i fundit rezultonte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me tre vjet e katër muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë:
Plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.
Dokumentohet vjedhja e 6 automjeteve tip “Benz” në qytetin e Fierit. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe mbajtjes nën kontroll të personave me precedent kriminal, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.N, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” pasi gjatë orëve të natës, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” me të cilin po transportonte shtetasin e shpallur në kërkim:
A.H, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi A.H ishte shpallur në kërkim nga Policia Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 6 vjedhjeve në qytetin e Fierit, ku autorët e dyshuar janë shtetasit A.H dhe A.N, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudhën Janar-Prill 2019 kanë vjedhur 6 automjete tip “Benz”.
Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të ushtruara, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
H.M, 32 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford”, që drejtohej prej tij, u gjetën një palë pinca metal-prerës, një shkop bejzbolli material metalik, një palë dorashka dhe një xhup të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po në kuadër të kontrolleve të kryera, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”:
E.F, 46 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtjeshme proceduriale.