TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama dhe Sandër Lleshi janë tërhequr pas kërcënimeve për vazhdimin e protestës sot. Policia e ka lënë të lirë dhe është larguar nga spitali ushtarak, ku me qindra policë mbanin të rrethuar sekretarin organizativ të PD-së Seit Dollapin, pasi e masakruan live me shkopinj gome.
Ky vendim taktik erdhi me sa duket pasi mbajtja e tij në arrest tërhiqte vëmendjen ndaj dhunës kafshërore të policisë e cila godiste një qytetar të pa mbrojtur dhe të pa armatosur.
Fillimisht propaganda qeveritare u mundua ta shfrynte ngjarjen sa duke nxjerrë pamje të Dollapit duke u përleshur me policinë, po aq dhe duke prodhuar shkrime se kështu i ndodh protestuesve në çdo vend perëndimor. Por në fakt ajo nuk e fashiti dot përmasën e skandalit.
Zoti Dollapi kishte në dorë vetëm një celular kur u dhunua barbarisht edhe pse u prezantua tek policia si funksionar i lartë politik raportoi “Zëri i Amerikës”.
Ish kryeministri Berisha i ka bërë të qartë kryeministrit Rama se shpagimi për këtë akt kriminal do të jetë personal.
Edi Rama nuk ka vonuar dhe ka tërhequr policët nga spitali pa asnjë njoftim duke e lënë të lirë Dollapin.