TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga ora 18:30, deri në orët e para të mëngjesit, Tirana i ngjante një fushë beteje, ku përplasjet mes protestuesve dhe policisë, ishin të ashpra.
Bomba molotov, kapsolla, gaz lotsjellës ishin vetëm disa nga mjetet që u përdorën nga protestuesit dhe policia.
Gjithçka nisi te Kryeministria, aty ku përplasjet e shpeshta bënë që të çahej kordoni i policisë disa herë. Dera e Kryeministrisë ishte gjithë kohës në flakë. Protestuesit kanë qëndruar rreth 3 orë te Kryeministria dhe më pas u zhvendosën te parlamenti. Këtu përplasjet ishin akoma dhe më të egra.
Rruga “Xhorxh W. Bush”, i ngjante një fushë beteje, e cila vazhdoi për më shumë se dy orë. Arrestimi Sait Dollapit duket se ndryshoi rrjedhën e protestës.
Lulzim Basha u bëri thirrje protestuesve që të shkonin te Drejtoria e Policisë.
Forcat Speciale u vendosën me shpejtësi dhe sapo protestuesit u afruan, u hodh gaz lotsjellës. Përveç protestuesve, ku shumica prej tyre janë dëmtuar nga gazi, duket se qytetarët e Tiranës kanë kaluar një natë të vështirë.
Dhjetëra qytetarë janë detyruar të lënë banesat e tyre te rruga “Myslim Shyri” dhe në gjithë zonën pranë Drejtorisë së Policisë, për shkak të sasisë së madhe të gazit që u hodh. E njëjta gjë ndodhi edhe te Parlamenti.
[playlist type="video" ids="251476"]
