TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri në Dibër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krastë të Martaneshit. Fëmija ka marrë tre plumba në pjesën e fytyrës. Shënjestër e atentatit ka qenë babai i 6-vjeçarit. Autor dyshohet se është Jetmir Koxherri.
Pas konfliktit që Koxherri pati me babain e të miturit, ka marrë një armë automatik dhe ka shkuar në banesë për ta vrarë. Për fat të keq plumbat kanë kapur fëmijën, i cili mbeti i plagosur rëndë.
I mituri është dërguar në spital rajonal të Dibrës, ndërsa pritet një helikopter për ta transportuar për në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë, Jetmir Koxherrin.