AKTUALITET, 27 Prill 2019, 10:13

VIDEO/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, drejtori Nushi: Kështu do bëni edhe ju në pushtet!

VIDEO/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe policisë, drejtori Nushi:


Vizita e kryeministrit Rama po pritet me protesta në qytetin e Elbasanit, ku dhjetëra qytetarë kanë bllokuar rrugën në Bradashesh.

Pavarësisht numrit të lartë të policëve, qytetarët duken të vendosur në qëndresën e tyre, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike.

Së bashku me qytetarët në bllokimin e rrugës janë të pranishëm dhe ish-deputetë të PD-së si Luçiano Boçi dhe Edmond Spaho.

Gjatë një debati me kreun e PD-së Aurel Bylykbashi, drejtori i policisë Elbasan Albert Nushi, u shpreh se të njëjtën gjë si ai, mbrojtjen e kryeministrit, do të bënin edhe demokratët në rast se do të vinin në pushtet.

Pavarësisht protestave të qytetarëve eskorta e kryeministri Rama ka mundur që të kalojë rrugën pa problem, ndërkohë që ai do të shfaqet në aktivitetin Bashkia që duam në orën 11:00, ku pritet që të konfirmojnë Gledian Llatjan si kandidat për zgjedhjet e 30 Qershorit.