AKTUALITET, 27 Prill 2019, 10:41

EMRI/ 40 vjeçari i burgosur mbërrin i vdekur në spitalin e Fierit

EMRI/ 40 vjeçari i burgosur mbërrin i vdekur në spitalin e


Një 40 vjeçar nga burgu i Fierit ka mbërritur i vdekur në spitalin e këtij qyteti pak minuta më parë. Bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Zeqiri, 40 vjeç.

Mësohet se ai ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe është dërguar në morgun e qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Janë të paqarta shkaqet që mund t’i kenë shkaktuar vdekjen, ndërkohë që hetimet për rastin kanë nisur tashmë.