TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtës së Territorit, gjatë mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e ndërtimeve pa leje në Jalë, kjo është kundërshtuar nga banorët dhe bizneset.
Banorët e Jalës pretendojnë se nuk janë njoftuar nga IKMT, ndërkohë sipas tyre dhomat e pushimit janë ende me turistë. Disa prej tyre deklarojnë se kanë dokumente të rregullta, prandaj kundërshtojnë prishjen e ndërtesave.
“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- tregojnë banorët.TPZ.AL