TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në lagjen ku stërvitet klubi i Genoas kanë ndodhur të shtëna armësh, që kanë detyruar ekipin të ndërpresi stërvitjen. Ngjarja ka ndodhur në autostradën që ndodhet pak metra larg qendrës së tyre stërvitore.
Një makinë e vjedhur, nuk ka ndaluar në një postbllok të policisë. Pas këtij momenti janë dëgjuar të shtëna armësh që kanë bindur ekipin e Ballardini-t të ndërpresë stërvitjen.
Sipas informacioneve të fundit, nga këto të shtëna kanë marrë plagë të lehta tre policë, ndërsa dy personat përgjegjës janë në kërkim. Në qendrën stërvitore të klubit kanë qenë të pranishëm edhe rreth 50 tifozë, të cilët po ndiqnin seancën stërvitore të skuadrës.
https://youtu.be/sJdYW4e1_H4
https://youtu.be/zhFNcLeNsUY