AKTUALITET, 10 Janar 2019, 13:09

VIDEO/ Studentët e Gjeologji-Minierave thirrje qeverisë: Anullo ligjin

VIDEO/ Studentët e Gjeologji-Minierave thirrje qeverisë: Anullo ligjin

Një nga aktivistet e lëvizjes “Për Universitetin”, Mirela Ruko përmes një statusi në Facebook ka shpërndarë një video të studentëve që protestojnë brenda Fakultetit të Gjeologji-Minierave.

Krahas videos Ruko shkruan se, bojkoti ndaj universiteteve nga ana e studentëve vazhdon i plotë dhe sipas saj thirrjet dhe këngët e protestës nuk kanë të ndalur.

“Plotëso Kërkesat! Anulo ligjin,” – shkruan aktivistja.

Statusi i plotë:

Vazhdon bojkoti i plotë i mësimit në Fakultetin e Gjeologji-Minierave. Thirrjet dhe këngët e protestës nuk kanë të ndalur.

Plotëso kërkesat!

Anulo ligjin!