AKTUALITET, 10 Janar 2019, 10:45

Aksidentohet autobusi në Shkodër, shkak rruga e bllokuar nga bora

Aksidentohet autobusi në Shkodër, shkak rruga e bllokuar nga bora

Disa probleme janë shkaktuar prej motit të keq në të gjithë vendin.

Në aksin Shkodër-Shiroke-Zogaj, autobusi që bën këtë linjë, është rrëzuar në anën tjetër të rrugës, si pasojë e borës dhe ngricave.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të pikës turistike në Zogaj.

Prej kësaj ndodhie është rrezikuar jeta e shoferit, por edhe qytetarëve që ndodheshin brenda autobusit.

Lëvizja është bllokuar për shkak të rrëzimit të autobusit./ BW