AKTUALITET, 10 Janar 2019, 11:05

Studentët rinisin protestën në Elbasan: Të plotësohen kushtet ose të dorëhiqet Edi Rama

Studentët rinisin protestën në Elbasan: Të plotësohen

Rikthehet protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan të cilët kërkojnë plotësimin e 9-të kërkesave drejtuar kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të studentëve nga ana e kryeministrit Rama ose dorëheqjen e tij, një kërkesë kjo e pa artikuluar më parë.

Fax News raporton se ka patur prezencë të policisë në ambientet e universitetit por pasi studentët kanë nisur ti filmojnë ata janë larguar duke qëndruar në ambientet e jashtme të këtij universiteti.

Thirrjet e studentëve drejtuar qeverisë janë të ndryshme. Ata kanë kënduar edhe Himnin e Flamurit Kombëtar nëpër korridoret e universitetit.

Ndërkohë në Universitetin e Tiranës dhe në fakultetet përkatëse vijon bojkotimi i mësimit nga ana e studentëve