AKTUALITET, 10 Janar 2019, 10:38

Bllokimi nga dëbora, Vasili: Po si s’kanë turp këta ministrat dhe Rama, njerëzit vuajnë këta bëjnë llogje

Bllokimi nga dëbora, Vasili: Po si s’kanë turp këta

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për gjendjen e vështirë të kushteve atmosferike që kanë kapluar vendin në dy ditët e fundit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili akuzon ministrinë e Transportit dhe kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, njerëzit vuajnë të zinjtë e ullirit dhe qeveria shkon e bën llogje nëpër universitete.

Postimi:

Po si s’kane turp e faqen e zeze keta ministrat e transporteve,qe ne vend te shkojne te hapin rruget e bllokuara nga bora,ku njerezit po vuajne te zite e ullirit te izoluar keta shkojne e bejne llogje ne universitete per te hesap te idiotesive te Edi Rames.

Keta jane armiq te popullit dhe asgje me shume.