TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Qarkun e Korçës mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat për shkak të situatës nga bora. Por rrugët kryesore janë bërë thuajse të gjitha të kalueshme.
Në Qafë Thanë lëvizet normalisht, por ka vështirësi në rrugën Korçë – Ersekë, në Qafën e Qarrit, ku ka mbi 40 cm borë. Sot në mëngjes u hap rruga e Dardhës e bllokuar dje nga masivet e borës. Në Dardhë janë regjistruar mbi 80 cm borë.
Rruga Korçë -Voskopojë është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Kanë mbetur të izoluara nga bora zona e Mokrrës, Lekasit, Moglicës, Shtylla, Panariti dhe fshatra të thellë të bashkisë së Kolonjës. Rrugët brenda qyteteve janë pjesërisht të hapura.