TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e fshatrave të thella të qarkut të Kukësit janë bllokuar prej 10 ditësh nga dëbora.
Ata u bëjnë thirrje autoriteteve për ndihmë pasi kanë mungesa në ushqime për familjarët si edhe për kafshët e tyre.
Një banor i zonës së Zopodit u shpreh se ka në shtëpi tre invalid të sëmurë dhe ka rezerva në ushqime vetëm për dy ditë të tjera.
“Kërkoj ndihmë sepse nuk dimë se si të bëjmë, dëbora na gjeti të papërgatitur. Kemi 10 ditë në këtë situatë, kërkojmë ndihmë emergjente për miell dhe batanije për të kaluar këtë situatë të vështirë.
Kam tre pjesëtarë në familje, janë invalid dhe nuk di ç’të bëj”.
Ndërkohë një tjetër banorë i fshatit Steblevë thotë për Fax News se reshjet e dëborës e kanë gjetur të papërgatitur.
“Na ka bllokuar dëbora dhe mbi dhjetë familje kanë mungesë të ushqimeve për familjarët dhe kafshët e tyre,” – thotë banori.
Dëbora sipas tij i kalon 1 metër trashësi dhe kjo situatë po vijon prej 10 ditësh.