TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pezullohet mësimi në disa shkolla për shkak të reshjeve të borës gjatë dy ditëve të fundit. Zyra e Arsimit ka marrë vendimin që në rrethin e Librazhdit të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat.
Ndërkohë që Rrethi Elbasan nuk zhvillon mësim në 4 shkolla nga 98 që ka gjithsej. Nuk zhvillohet mësim në shkollat “Ibrahim Bozhiqi” Qafe ,”Guri i Zi”, Qarret, dhe Shmil sepse është rruga e bllokuar. 312 nxënës gjithsej zhvillojnë mësim në këto shkolla.
Në Gramsh nuk zhvillohet mësim vetëm në shkollën “Tahir Sadiku”, Lenie për shkak të rrugës së bllokuar. Të gjithë shkollat e tjera zhvillojnë mësim normalisht.
Rrethi i Peqinit zhvillon mësim në të gjitha shkollat.
Në 3 shkolla, “Zinim Magani”, Pajove e Gjocaj, zhvillohet mësim me orar të reduktuar për shkak të mungesës së ngrohjes.