AKTUALITET, 10 Janar 2019, 11:45

PROTESTA/ Studentët e Elbasanit mbyllen brenda universitetit: Lufta ka për të vazhduar!

PROTESTA/ Studentët e Elbasanit mbyllen brenda universitetit: Lufta ka

Ashtu si studentët e Tiranës, edhe studentët e Elbasanit kanë zgjedhur të mbyllen brenda Universitetit "Aleksandër Xhuvani" për plotësimin e kërkesave të tyre.

Me parullën "Beteja e parë është fituar, lufta ka për të vazhduar", studentët janë vendosur në shkallët në hyrje të Universitetit, duke bllokuar hyrjen.