AKTUALITET, 10 Janar 2019, 11:23

Fëmija në gjendje të rëndë, ambulanca nuk shkon dot në Kolonjë. Nisen zjarrfikëset

Fëmija në gjendje të rëndë, ambulanca nuk shkon dot

Prej disa ditësh tashmë vendi është nën pushtetin e borës dhe motit të ftohtë, ndërsa disa fshatra mbeten të bllokuara, duke sjellë dhe rreziqe për jetën e personave që kanë probleme me shëndetin.

Kështu së fundi raportohet se në fshatin Kolonjë të Gjirokastrës një fëmijë i sëmurë rëndë kërkon ndihmë.

Autoambulanca nuk shkoi dot për shkak të terrenit me dëborë dhe rrjedhimisht u bllokua nga dëbora, nuk shkon dot. Janë nisur forcat zjarrfikëse për ta transportuar në spital fëmijën.

Fax News raporton se rrugët në qytet janë në gjendje skandaloze, ndërsa shumë qytetarë janë ankuar se bashkia dhe prefektura nuk kanë marrë asnjë masë për të larguar akullin dhe dëborën nga rrugët.