TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stacioni hapësinor kinez Tiangong-1, më në fund u shkatërrua duke ri-hyrë në atmosferën e Tokës dhe duke rënë në Paqësorin e Jugut.
Ai hyri në tokë rreth orës 02:16 të mëngjesit të së hënës, thanë autoritetet kineze dhe amerikane, duke mos njoftuar për ndonjë pasojë.
Tiangong-1 u lançua në vitin 2011 për të kryer eksperimente në orbitë dhe ishte pjesë e përpjekjeve të Kinës për të ndërtuar një stacion hapësinor deri në vitin 2022, por ndërpreu punën në mars të 2016-ës.
Emri i tij nënkupton “pallati qiellor” dhe historia e tij u ndoq nga teleskopë dhe radarë të gati 12 agjencive hapësinore e qendrash kërkimore nga e gjithë bota.
Kina tha se ri-hyrja e tij do të ndodhte në fund të vitit 2017-të, por procesi u shty, duke bërë që disa ekspertë të sugjeronin se laboratori hapësinor ishte jashtë kontrollit.
Fillimisht ai rrezikonte një zonë që shtrihet nga dy Amerikat në Oqeani, po vetëm në mëngjesin e Pashkëve u kufizua, me përjashtimin e Amerikës qendrore dhe veriore, një pjesë të madhe të Australisë, Zelandës së Re dhe Madagaskarit.
Më vonë u përjashtua edhe Afrika juglindore, India dhe Indokina. Rreth orës 01:00 të mëngjesit të 2 prillit filloi numërimi mbrapsht për hyrjen në tokë.
Pas 2 375 ditësh e 21 orësh në orbitë, stacioni hapësinor kinez, Tiangong 1 e përmbylli rënien e tij të lirë në paqësorin jugor.