BOTA, 28 Mars 2018, 08:25

Kim Jong Un shkon me tren në Kinë

Kim Jong Un viziton papritur Kinën. Lideri i Koresë së Veriut udhëtoi drejt Kinës me tren. Kjo vizitë e papritur mund të tregojë nevojën e Phenianit për mbështetje nga aleati më i afërt i tij, përpara samiteve të ardhshme me Korenë e Jugut dhe SHBA, shkruajnë mediat ndërkomëtare.

Vizta e tj u konfirmua pas disa ditësh pekulime. Kim u takua me presidentin kinez Xi Jinping dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Pekin. Vëzhguesit thanë se do të ishte shumë e pazakontë që ai të takohej me presidentin amerikan Donald Trump pa takuar Xi më parë, raporton newsbomb.al.

Kina është partneri tregtar dhe ekonomik i Koresë së Veriut dhe është aleati i vetëm ushtarak i Penianit.

Kim dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in do të takohen muajin e ardhshëm dhe është parashikuar edhe një tjetër takim mes tij dhe Trump që pritet të zhvillohet në maj.

merlin_136069752_7b6cc76c-4407-4727-91d5-9266cec71c31-master675.jpg