TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-agjenti rus Sergei dhe vajza e tij, Yulia Skripal u helmuan me një agjent nervash vdekjeprurës të lënë në derën e tyre të përparme.
Daily Mail, raporton se policia britanike ka dhënë sot versionin zyrtar pas disa kohë hetimesh lidhur me ngjarjen, që çoi në përplasjen e madhe mes saj dhe Rusisë, e më tej që shkaktoi ‘luftën’ diplomatike me dënim zyrtarësh ruse nga gjithë bota.
At e bijë mbetën në një gjendje kritike pasi ranë në kontakt me helmin kimik vdekjeprurës të dielën, më 4 mars.
Policia ka zbuluar gjurmë të agjentit nervor edhe në zona të tjera, megjithse jo me perqendrime të mëdha.
Dean Haydon, kreu i njësisë kundër terrorizmit të forcës, tha: “Në këtë pikë të hetimit tonë, ne besojmë se Skripals ra në kontakt me agjentin nervor të vënë te dera e përparme të banesës. Për këtë arsye ne jemi duke u përqendruar shumë në kete hetim”.

