BOTA, 2 Prill 2018, 11:13

Puigdemont mesazh nga qelia: Nuk heqim dorë nga Pavarësia

Puigdemont mesazh nga qelia: Nuk heqim dorë nga Pavarësia

Ish lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont i kërkoi mbështetësve të mos heqin dorë nga beteja e tyre, ndërsa ai përballet me ekstradimin nga Gjermania për rolin në referendumin e Pavarësisë së rajonit.

I kërkuar në Spanjë për rebelim dhe mosbindje ndaj shteti, Puigdemont foli për herë të parë që prej ndalimit mbi bazën e një mandati arresti.

Ai u tha mbështetësve se Spanja po vepronte në një mënyrë gjithnjë e më “autoritare”.

“Mesazhi im është se nuk duhet të ndalemi, duhet të ndjekim rrugën që kemi nisur dhe të mbrojmë të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tonë”, u shpreh ai.

Mbështetësit e pavarësisë kanë marshuar në Berlin për të kërkuar lirimin e tij, teksa gjykatësit gjermanë kanë 60 ditë për të shqyrtuar kërkesën për ta dorëzuar atë.

Mesazhi audio u regjistrua nga Diether Dehm, një parlamentar gjerman i partisë së majtë Due Linke, i cili vizitoi ish-liderin në qelinë e burgut në qytetin e verior të Neumunster.

Puigdemont ka jetuar në ekzil në Belgjikë që kur Parlamenti i Katalonjës shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e rajonit, ne muajin tetor.